Na ndiqni

Xhudo

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Hagë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:29
Distria Krasniqi

Distria Krasniqi ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Prix-in që po mbahet në Hagë të Holandës, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja nga Kosova e ka nisur në mënyrë fantastike rrugëtimin në Grand Prix ‘The Hague GP 2018’. Krasniqi ka arritur që në ndeshjen e parë të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me IPPON.

Xhudistja nga Kosova, në luftën e dytë ka mposhtur xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot, poashtu me IPPON.

Ishte çerekfinalja që ka shuajtur ëndrrën për medaljen e artë. Aty Distria humbi garën kundër xhudistes nga Japonia, Aya Sakagami.

Në fazën e repesazhit, Distria mopshti rumunën, Monica Ungureanu, fitore kjo që përsëri erdhi me IPPON.

Në garën e fundit, luftëtarja nga Kosova, mposhti me IPPON kinezen LI Yanan, për të siguruar kështu medaljen e bronztë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test