Na ndiqni

Xhudo

Nora dhe Akili sot luftojnë për t’u bërë kampion bote

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:00
Akil Gjakova

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Distria Krasniqi u eliminua disa ditë më parë nga Bilodid me ‘wazza nari’, por shpresa për t’u bërë kampion bote në ndonjë kategori ende nuk ka përfunduar.

Në ditën e sotme, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova do të garojnë në kategoritë e tyre, me shpresën për ta arritur objektivin e tyre, që është fitorja dhe grumbullimi i pikëve për Lojërat Olimpike 2020.

Nora do të përballet me Soumiya Iraoui në rundin e dytë, kurse Akil Gjakova do të ketë përballë Magner Mendes në kategorinë deri 73 kilogramë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test