Na ndiqni

Xhudo

Gashi përuroi Qendrën Rinore në Pejë, premtoi edhe objekt të ri të Xhudos

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 14:25
Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë sot në përurimin e ndërtimit të Qendrës Rinore në Pejë, së bashku me kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxherin.

Gashi dhe Muhaxheri zhvilluan një takim në komunë, para përurimit. Aty ata folën për planifikime dhe investime tutje sa i përket kompleksit për sportin e Xhudos, që i ka sjellë Kosovës medalje të arta olimpike.

Gashi: Kemi ardhur deri te një zgjidhje edhe për objektin e Xhudos

"Sot do ta përurojmë Qendrën e Rinisë që është investim i MKRS-së dhe besoj se do të shërbejë për gjithë rininë e Pejës, sepse do ta kenë një shtëpi ku do të mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme rinore. Po ashtu një shqetësim i këtij viti ka qenë objekti i xhudos, kompleksi sportiv i xhudos, i cili po ashtu është i planifikuar nga MKRS. U ballafaquam me një problem administrativ me Ministrinë e Ambientit dhe besoj se kemi ardhur deri te një zgjidhje", tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoi ministrin për investimet në qytetin e Pejës dhe tha se me Gashin u dakorduan edhe për investime të tjera.

Muhaxheri: Zgjidhja për kompleksin e Xhudos deri në fund të muajit

"Ministrin e falënderuam për gjitha investimet në Pejë dhe u dakorduam për mundësitë e zhvillimeve të ardhshme. Çka ka mbetur pa realizuar është ndërtimi i Qendrës Nacionale të xhudos. Besoj se deri në fund të muajit do të gjendet zgjidhja", ka thënë kryetari Muhaxheri.

Ministri Gashi, ndër tjerash ka thënë se do të kenë investime sa i përket rinisë edhe në qytetet tjera në Kosovë.

Gashi: Do të ketë investime për të rijtë edhe në qytetet tjera

"Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë investuese e këtij projekti dhe jemi duke planifikuar edhe disa investime në komuna të tjera. E kemi përfunduar projektin në Vushtrri, jemi duke investuar në komunën e Ferizajt dhe shumë shpejtë do të fillojmë me tri qendra të tjera rinore në qytete të ndryshme në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të kenë kushte, mundësi e hapësira të reja në shërbim të aktiviteteve rinore, sepse siç dihet pjesa më vitale e shoqërisë janë të rinjtë", ka thënë ministri Gashi.

Pas përurimit ministri bashkë me kryetarin vizituan punimet në stadiumin e qytetit Shahin Haxhislami.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test