Na ndiqni

Xhudo

Baba i sportit të Kosovës!

Më: 6 prill 2018 Në ora: 17:21
Driton Kuka

E kush tjetër përveç sportit të xhudos që e bën me medalje kalavesh shtetin e Kosovës. Driton Kuka, pa dyshim trajneri më i mirë shqiptar, gjithsesi nuk është e tepër të quhet edhe baba për sportin e Kosovës sepse deri me tash ka thyer të gjitha rekordet apo ka prurë të gjitha medaljet.  Kulmi e kishte arritur me medaljen e artë olimpike që e fitoi Majlinda Kelmendi në Rio në vitin 2016 dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Dhe sot askush nuk e ka të drejtën të ankohet dhe as të thotë, pse xhudo është në rangun e parë apo më të lart të shtetin tonë sepse nuk ka trofe që nuk kanë fituar. Driton Kuka ka krijuar një  gjeneratë të hatashëm dhe sot u pa në Antalia të Turqisë, kur Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg) fituan medaljen e artë dhe aq me tepër Fjolla Kelmendi (48 kg), një yll i ri që po vjen, fitoi medaljen e argjendtë. Kuka kaloi të gjitha kufijtë e sukseseve dhe tani pa dyshim është baba për sportin e Kosovës.

Kjo mund të lidhet  edhe kësisoj, kur fëmija ka babin biznesmen të vyeshëm,  menaxhon situatën apo udhëheq një ndërmarrje me sukses, vazhdimisht duke u rritur, patjetër se duhet fëmija të kërkoj recetën prej tij. Edhe trajnerët në Kosovë duhet të shkojnë  te Driton Kuka dhe të kërkojnë recetën e gjithë këtij suksesit sepse Majlinda, as Distria, as Nora, as Fjolla nuk vijnë nga një planet tjetër, por janë rritur si gjithë të tjerët me ujë e bukë të shtetit të Kosovës!

Edhe Majlinda, edhe Distria, edhe Nora, edhe Fjolla janë të kësaj toke, por aty shihet puna e madhe dhe profesionale e Dritonit apo e një sistemit të regjimit ushtarak, kjo ka sjellë edhe majën e suksesit dhe secili shqiptar sot mburret e flet për të arriturat e këtij brezit që se ka kush!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test