Na ndiqni

Volejboll

Superliga e Kosovës me dy kryetrajnere femra, cila do të jetë e treta?

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:12
Vildane Jashari

Volejbolli po sundon për nga gjinia e bukur që janë kryetrajnere në elitën e sportit skofiar për dallim nga sportet tjera, siç janë basketbolli apo futbolli ose edhe hendbolli. Vildane Jashari është kryetrajnere tash e një kohë në ekipin e Kastriotit të Ferizaj. Jashari  u tregua e suksesshme e cila me Kastriotin fituan Kupën e Kosovës, pasi që në finale me 3:2 kishin mundur Dritën nga Gjilani.

Image

Ganimete Gërbovci

Superligës i shtohet edhe një kryetrajnere femër, është fjala për Ganimete Gërbovcin, e cila me Prishtina F. është kampione në Ligën e Parë. Prishtina F. është anëtare e re e elitës fal punës së palodhshme të kryetarit të klubit Mehdi Mehmetit dhe kryetrajneres Ganimete Gërbovci. Cila do të jetë kryetrajnerja e tretë?

Flitet se Arta Ramadani mund të emërohet kryetrajnere e Ferizajt, por nuk ka asgjë konkrete deri me tash.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test