Na ndiqni

Volejboll

Kombëtaret e volejbollit nisin grumbullimin në prag të Ligës së Europës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 maj 2018 Në ora: 18:54
Kombëtaret e volejbollit

Më datën 20 maj do të nisë aventura e ekipeve kombëtare të volejboll, që për të tretin vit me radhë do të luajnë në Ligën e Europës, turne që këtë herë do të ketë një format ndryshe. Këtë herë do të luhet me sistem vajtje-ardhje (6 ndeshje) dhe jo me sistem grumbullimi, siç ka ndodhur në dy edicionet e fundit. Kombëtaret do të nisin grumbullimin për t’u përgatitur për këtë event nga dita e diel (6 maj), ndërsa të hënën do të nisin përgatitjet në parket.

Kombëtarja e femrave ndodhet në Grupin B, së bashku me Gjeorgjinë, Austrinë dhe Izraelin, ndërsa kombëtarja e meshkujve ndodhet në Grupin B së bashku me Bjellorusinë, Hungarinë dhe Kroacinë. Takimi i parë do të luhet më datën 20 maj dhe ai i fundit më datën 6 qershor. Të dyja ekipet kombëtare ndodhet në Grupin e Argjendtë. Në dy edicionet e fundit Shqipëria ka bërë paraqitje të mira, madje duke iu afruar shumë kualifikimit për në fazën finale.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test