Na ndiqni

Vlora

Policia e Vlorës jep detaje se cilit i shpërthyen eksploziv në derë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 08:41
Vlorë

Policia e Vlorës njoftoi sot paraprakisht se tritoli që shpërtheu në Vlorë i ishte vendosur shtëpisë së Jovan Çelës, 43 vjeç, banues në lagjen "Isa Boletini". Shpërthimi ndodhi në orën 3:20.

Njoftimi: "Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen "Isa Boletini", në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës."

Syri
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test