Na ndiqni

Vlora

Impianti i mbetjeve në Vlorë. Projekti në fshatin Sherisht shqetëson arkeologët dhe historianët

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:40
Vlore

Në një fushë vetëm 15 km larg Vlorës kanë nisur matjet gjeologjike për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Qarkut Vlorë.

Por projekti në fshatin Sherisht ka shqetësuar arkeologë e historianë.

Novruz Bajrami thotë: “Kjo fushë e bukur ka mbetje arkeologjike. Gurin, veglën e parë të prodhuar nga njeriu”.

Bajrami shton se ky është vendi i gabuar për të gërmuar për plehrat, pasi fusha ende fsheh mbetje të tjera, por arkeologjike.

Vizitorët të cilët do të shkojnë në Kalanë e Kaninës do të ndeshin këtë impiant nga pjesa lindore. Bajrami sugjeron që të paktën grupet e punës për impiantin duhet të kenë edhe arkeologë: “Punimet kanë filluar, por unë jam i shqetësuar pasi nuk shoh arkeologë”.

Banka Gjermane është investitori i projektit prej 12 milionë eurosh. Ndërkohë që pritet të përzgjidhet me prokurim firma që do të kryejë punimet.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test