Na ndiqni

Vlora

“Maskimi” në Vlorë sekuestron armë, tritol e drogë

Nga: top channel Më: 15 shtator 2018 Në ora: 09:27
Pamje nga video

Një operacion i koduar “Maskimi” është finalizuar me sukses nga policia e Vlorës, duke sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e granatë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Sipas policisë së Vlorës, në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test