Na ndiqni

Vlora

Forca Detare shpëton një peshkarexhe me 4 persona në bord

Nga: ATSH Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Forcat Detare shqiptare shpëtuan sot 4 persona që ndodheshin në bordin e një peshkarexhe në afërsi të Llamanit, në Vlorë.

Peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton, kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes.

Peshkarexha me probleme në motorr u ankorua në bazën e Porto Palermos.

ATSH
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test