Na ndiqni

Video Shqipëri

Midhjet e Sarandës me salmonelë, ujrat e zeza derdhen në det

Më: 28 prill 2018 Në ora: 16:43

Që prej 2017 ujërat e zeza të Sarandës derdhen në det. Problemi kryesor mbetet tubacioni i impianitit të përpunimit të ujrave të zeza, ku sipas ujësjellësit të Sarandës ky tubacion kryesor është jashtë standartit dhe çahet shpesh here.

 Ujrat e zeza kanë shpërthyer në kanalin e Çukës dhe ujrat e zeza derdhen në Sarandë. 

 Çarja e fundit e këtij tubacioni ka bërë që ujrat e zeza të derdhen në liqenin e Butrintit duke rrezikuar seriozisht kultivimin e midhjeve të cilat sipas analizave të fundit të AKU, niveli i bakterit e-coli ose salmonelës është alarmant. 

 Sipas këtyre analizave rezulton se midhja është e helmuar dhe nuk duhet të konsumohet pavarësisht se në Sarandë gjen persona të cilët e tregëtojnë me bidona në rrugë.

 Më të shetqësuar për këtë shprehen qytetarët 

 E. coli  është një tip bakteri që prek organet e brendshme te njerëzit dhe kafshët. Disa lloje bakteresh mund të shkaktojnë infeksion që shoqërohen me të vjella dhe diare dhe për shkak të dehidratimit mund të çojnë deri në vdekje.  

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test