Na ndiqni

Ushqime

Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për të ngrënë qokollada

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Sigurisht të gjithë i duan ëmbëlsirat për shkak të përbërësve që rrisin disponimin, por ne mund edhe krijojmë  varësi.

Qokolladat që ne blejmë kanë efekte të dëmshme në shëndetin tonë nese e teprojmë me konsumimin e tyre.

Por nëse nuk e keni ditur, ne mund t’i zëvendësojmë ato me ushqime të cilat përmbajnë sheqerna natyrale të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira.

Këto janë disa prej tyre:

Fiku

Kur fiqtë nuk mund t’i gjeni të freskët, ju mund ti konsumoni ato të thata. Fiku përmban shumë vitamina dhe minerale. Fiku pastron metabolizmin duke larguar depozitat e yndyrës si dhe sekreton insulinën që ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.

Domatet

Domatet përmbajnë nivel të lartë të triptofanit, një aminoacid që trupi e konverton në serotonin dhe një nga mineralet në përmbajtjen e tij është kromi. Kromi redukton dëshirën për ushqim dhe rregullon me sukses glukozën në gjak dhe kolesterolin në trup.

Molla

Shumica e frutave janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për ëmbëlsirat. Molla është e pasur me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme që krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe plotësojnë nevojën për ëmbëlsira.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test