Na ndiqni

Turizëm

Hotelet me 5 yje në Vlorë, shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale

Nga: ATSH Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Vlorë

Kryeministri Edi Rama synon të sjellë në Vlorë hotelet me 5 yje, si modele të infrastrukturës private mikpritëse, që shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale.

“Ambicia ime është që ne të fillojmë të sjellim hotelet e para me 5 yje në Vlorë, sepse na duhet, siç e tha ministri, që sezonin turistik ta shtrijmë përtej kohës tradicionale prej dy muajsh dhe për këtë na duhet të fuqizojmë jo vetëm infrastrukturën publike, por dhe infrastrukturën private të mikpritjes, të kemi salla konferencash të standardeve ndërkombëtare, të kemi një tërësi elementësh që Vlora sot, megjithatë transformimet e mëdha që kanë bërë sipërmarrësit dhe me gjithë hotelet që janë përmirësuar ndjeshëm, nuk i ofron akoma”, – tha Kryeministri Rama.

Ndërsa theksoi se, kjo është ambicia, që të rrisim cilësinë e gjithë industrisë së mikpritjes, në mënyrë që të rrisim numrin e turistëve e ta zgjasim turizmin në kohë, gjatë vitit, duke rritur kështu mundësitë për punësim, duke rritur kështu edhe të ardhurat. /ATSH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test