Na ndiqni

Turizëm

“Festa e të vjelave”, Dibra destinacion turistik

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:22
Bashkia Dibër, do të organizojë më 04, 05, 06 tetor “Festën e të Vjelave”

Dibra një destinacion turistik, ku turizmi gërshetohet me traditat, bukuritë natyrore të Korabit, kanionet e Drinit të Zi, vendlindjen e Skënderbeut dhe bashkë me to “Festa e të Vjelave”.

Bashkia Dibër, do të organizojë më 04, 05, 06 tetor “Festën e të Vjelave”. “Ejani në Dibër të shijoni prodhimet më të mira të stinës së vjeshtës. Dibra – Turizëm dhe Traditë. Dibra – Destiacion Turistik!” – shprehet bashkia Dibër

“Eja në Dibër sepse: festojmë bukuritë e Vjeshtës, dhe është “Festa e të Vjelave” dhe organizojmë: Ture turistike do të organizohen nga guidat lokale, të cilat do ju mundësojnë të kaloni një ditë ose më shumë më afër bukurive të natyrës së Dibrës, dhe të shijoni gatimet dhe karakteristikat tradicionale të saj. Eja dhe njihuni me bukuritë e Peshkopisë (3 ture turistike); Korabit, malit më të lartë të Shqipërisë; Luginës së Shërimit, Llixhave dhe fshatit turistik të Rabdishtit; vendlindjes së Skënderbeut dhe Kanionin e Setës”.“Kanionin e Drinit të Zi, në Gradec-Hotesh-Katund i ri; Ballkoni i Peshkopisë me Bahute-Grame-Zmur; Kërcini me bukuritë e agroturizmit në Maqellarë, kulturë dhe natyrë; Hinoska, me fshatrat e Melanit dhe Ilnices, dhe bjeshka e Valivarit; Eja në Dibër, sepse do shijoni prodhimet më të mira të Dibrës në stinën e vjeshtës, sepse është “Festa e të Vjelave”, shprehet bashkia. 

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test