Na ndiqni

Turizëm

Sezoni turistik më i sigurti në historinë e turizmit shqiptar

Nga: atsh Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:57
Plazhi shqiptar

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë një nga më të mirët përsa i përket sigurisë së pushuesve dhe parandalimit të zhurmave akustike, ku Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar ato.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri me dije gjatë një takimi për turizmin në Vlorë, se gjatë këtij sezoni turistik u angazhuan më shumë se 1 mijë forca policore, mjete shtesë në funksion të tyre si dhe posta policie, të cilat kanë qëndruar 24 në shërbim të pushuesve.

“Ne premtuam 3 muaj më parë në nisje të këtij sezoni se do të kishim një sezon me shumë qetësi dhe shumë rend, si dhe parandalimin e akteve kriminale. Padyshim besoj se me një organizmi më të mirë policor dhe është fakt që në aktivizuam mbi 1000 trupa policore, mjete shtesë në dispozicion të tyre, duke ngritur një sërë stacionesh provizore policie, si në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalëzit, Ksamil etj., si dhe rritëm ndjeshëm shërbimet policore pa uniformë dhe shërbimet policore me mjete të lehta në territoret e plazhit. Si rrjedhojë ky ishte një sezon i sigurt dhe pa pasoja në zonat turistike si dhe me një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në territoret e plazheve”, – theksoi Xhafaj.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e aksidenteve të shkaktuar nga motorët e ujit, duke vendosur tabela informuese si dhe duke përcaktuar qartë vendin se ku motorët e ujit mund të qarkullojnë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test