Na ndiqni

Turizëm

Bukuritë e natyrës zbulohen – atraksion i paparë nga të rinjtë

Nga: Astrit Metaliaj, biolog Më: 23 gusht 2018 Në ora: 07:48
Atraksioni nga të rinjtë

Këte vere menduam  me të rinjte të eksploronim natyren  dhe të largohemi nga rutina e ditës duke shijuar ndryshe . Kjo ide bëhet më e vështire nëse dëshiron të fokusohesh në natyren ende të ruajtur, zemren e alpeve shqipetare vendin tashme të pranuar në UNESCO.  Kishim disa oferta nga grupet ekologjike të shkollave te Bashkise Tropoje tashme të mbështetuar nga programi i grandeve të vogla i Ambasades Amerikane dhe  zgjodhem iden e eko-grupit te shkolles ‘’Ali Iber Nezaj’’ Tropojë, të vizitonim ‘’Lumin e Gashit’’ pastaj ‘’Luginen e Valbones (ujvaren , jezercen , kollaten) si dhe Parkun Natyror në Lekbibaj, vende te promovuara si destinacion i vecante natyrore –rezervat shkencor por dhe pa e nënvleresuar si ekzotik në zëmer të alpeve shqipëtare. Kuptohet që nuk isha i vetem. Gjatë gjithë udhëtimit drejt këtyre mrekullive, mësuam dhe pamë disa qindra njerëz që e vizitonin në cdo fundjave për të shijuar natyren e paprekur, bukuritë e ujit (të valbonës, Gashit dhe të Curraje) dhe të malit, freskinë dhe gjelberimin e pyjeve.

Gjithnjë  ju kemi përseritur ketyre grupeve se natyra e bukur shqipetare dhe ne vecanti e Tropojës është një vlerë e pakrahasueshme. Demtimet e ndodhura keto 2-3 vitet e fundit përgjate luginave prej intensitetit te ndertimeve, prerjes se pyjeve, gjuetise se paligjshme apo zhvillimeve te pakontrolluara pa asnje plan zhvillimi ka rritur presionin mbi zonat e tjera jo të pakta në Tropojë të cilat ende ruajnë bukuritë e pacmuara. Të jesh në këto vende shikon një dyndje të madhe, sherbime të ofruara pa planifikim zhvillimor dhe standarte të përcaktuara që gjithnje po rrezikojne në prirjen e këtyre zonave ta kthejne në kah të kundërt: mbishfrytëzim, demtim dhe cenim të vlerave natyrore. Këtyre zonave ju mungojne koncepti menaxhues për të mundesuar një sere sherbimesh mbrojtese.

Por, sa me lartë duke u ngjitur me keto grupe shikon interesin e larte të femijëve për tu njohur me floren dhe faunen e shumtë në këto zona. Njohja me vlerat e biodiversitetit që ofron natyra në Tropojë trogohet me optimizmin tek femijet. Ata  shikuan mundesitë që ofrojne zona të tilla  - Lulja e blirit, Boronica, Akulicja, Bari i zemres , Kumbulla dhe Geshtenja, Çajra te ndryshme, Trumza,  etj  që të organizuara dhe mirë menaxhuara do sjellin të ardhura për komunitetin. Po ashtu dhe për biznesin e vogel pasi burimet janë të shumellojshme. Ndaj lind domosdoshmeria për një koncept të ri menaxhues ku vizitat dhe sherbimet e ofruara duhet të përmbajnë një kosto shtesë për të mundësuar sherbime në mbrojtjen  e kesaj zone. Në fund të vizitës studentet ishin të mbushur me shume deshire dhe shpresë për të vizituar përseri keto zona me idene qe ata të jenë rrëfyesit e thesarit të natyrës, menaxhuesit e vegjel të ruajtjes së natyres vecanërisht fondin e bimeve medicionale si dhe ato endemike . Shoqata Alpin është falenderuese gjithë donatoret që kontribuojne në rritjen e ndërgjëgjësimit të të rinjeve për mbrojtjen e mjedisit si dhe promovimin e vlerave natyrore në Tropojë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test