Na ndiqni

Turizëm

Blogerja italiane Sara Perico: Bunk’artin e kam vizituar 5 herë, të huajt duhet ta njohin

Nga: Shqiptarja Më: 21 gusht 2018 Në ora: 18:06
Bunk’art

Blogerja italiane Sara Perico promovon turizmin shqiptar. Ajo na rrëfen arsyet se përse të huajt duhet që të vizitojnë qytetet shqiptare. Bukuritë natyrore, historia, kultura edhe gastronomia janë vetëm disa nga elementet, që duhet që të prekë çdo turistë që viziton vendin e shqiponjave. Ajo flet edhe për blogun, “Vado in Albania”

Dëshira e Sara Perico-s për të promovuar turizmin shqiptar ka lindur krejt rastësisht, ashtu siç lindin të gjitha gjërat e bukura. Për herë të parë ajo zbriti nga Italia në tokën e shqiponjave në vitin 2016-të. Kur mbërriti këtu gjeti një vend që nuk e kishte imagjinuar kurrë. Në një intervistë për kamerën e “Report Tv” Sara Perico flet për blogun “Vado in Albania”, që përcjell imazhe që flasin më shumë sesa fjalët, por jo vetëm. 

Pra të thuash “Io vado in Albania” është si të deklarosh qëllimet e tua, që kur dikush më pyeste “Ku po shkon?”. “Do të shkoj në Shqipëri” përgjigjesha. Ndërkohë, që nga ana tjetër merrja si reagim. “Në Shqipëri, po çfarë do të bësh atje? Je e sigurt? A bëhet luftë atje? A ka det?” . Pra pyetje nga më të ndryshmet. Prandaj “Vado in Albania” është kjo, një deklaratë që është bërë një emër, që unë mund ta quaj të rëndësishëm, pasi ka pasur shumë sukses dhe është mirëpritur qoftë nga ana e italianëve ashtu edhe nga shqiptarët.

Sara Perico, blogere

Në fillim vizitorët ishin më shumë shqiptarë, ndërsa, tani po shtohen edhe italianët, që fillimisht ishte shumë e vështirë t’i përfshije.

Pra mes rezultateve të arritura, kjo radhitet ndër më kryesoret. Dhe pastaj është edhe tema tjetër, që të bësh italianët të vijnë në Shqipëri. Edhe këtu ka pasur përmirësime.

Shqiptarja
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test