Na ndiqni

Tirana

Punimet e Unazës së Re, ja si do të menaxhohet trafiku

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:19
Grafiku

Paraqitja e informacionit për mënyrën se si do të menaxhohet trafiku gjatë punimeve për “Unazën e Madhe” të Tiranës në aksin nga sheshi “Shqiponja” deri te “Pallati me Shigjeta” ishte qëllimi kryesor i deklaratës për mediat që kreu i ARRSH dha mesditën e së mërkurës.

Afrim Qendro tha se ARRSH, bashkia e Tiranës dhe policia Rrugore kanë hartuar një plan për devijimin e trafikut, duke nisur nga muaji janar. Gjatë punimee aksi nga Dogana dhe deri tek shkolla Teknologjike do të jetë me vetëm tre korsi.

“Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive. Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit, ku kemi pak ndërsa që preken. Do funksionojnë të gjithë semaforët”, tha ai.

“Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat”, shtoi Qendro.

Ai gjithashtu sqaroi se me projektin e ri sheshi ‘Shqiponja’ nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë unazë. Sipas Qendros në pjesën kur vjen nga Unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek Casa Italia.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro foli edhe për çështjen e shpronësimeve. Ai tha se do të nisë procesi fundor i banesave që janë me vërtetim pronësie, ndërsa pritet që së shpejti të dalë edhe një vendim i Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse.

Inxhinierët dhe specialistët që do të bëjnë vlerësimin e subjekeve do të publikohen, theksoi Qendro. Ndërsa për banorët e prekur do të ketë bonus qiraje për 3 vite dhe kredi të buta për shtëpi.

“Kemi verifikuar 102 objekte me pronësi se 135 me legalizim. Po presim që ALUIZNI të bëjë skualifikimin ose kualifikimin e objekteve, më pas do veprohet me Inspektoriatin Ndërtimor për prishjen e objekteve, por kjo pasi të jenë regjistruar për bonus qeraje në Bashki”, theksoi Qendro.

Ndërkohë, kantieri i firmave që kanë fituar tenderin do të ndërtohet në pjesën e pallatit ku nuk do të ketë prishje, kurse mjetet e tonazhit të rëndë do të kenë një orar të caktuar.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test