Na ndiqni

Tirana

Protesta tek "Astiri", Myftaraj: Opozita ka kanalizuar urrejtjen ndaj bashkisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:08
Kastriot Myftaraj

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në "360 Gradë", u shpreh se opozita ka kanalizuar gjithë urrejtjen e banorëve të zonës së "Astirit" kundër Bashkisë së Tiranës.

Myftaraj: Opozita ka shkuar atje dhe është përpjekur me sukses që të kanalizojë urrejtjen e këtyre banorëve ndaj një institucioni që nuk ka asnjë punë, ndaj bashkisë. Kur vajti Edi Rama tek një segment i unazës mori vetëm një ministër dhe nuk ishte kryetari i Bashkisë. Merr opozita turmën atje dhe e kanalizon urrejtjen ndaj bashkisë. Opozita i përdor politikisht këta banorë që nuk e kuptojnë sepse ata e dinë që faji është tek bashkia. Deri tani, protesta është adresuar tek Bashkia. Fakti që deputetët e PD-së dalin përpara bashkisë me protestues, është e qartë. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test