Na ndiqni

Tirana

Gjysma e Tiranës sot do jetë pa drita

Nga: Mediat Shqiptare Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:38
Ilustrim

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e sotme për shkak të punimeve në nënstacionin e “Uzina Traktori” dhe Ibë Selitë do të mbeten pa energji disa zona në Tiranë.

Në nënstacionin “Uzina Traktori” do të stakohet energjia nga ora 09:00-13:00 në këto zona:

Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut, ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325.

Në nënstacionit Ibë dhe Selitë do të stakohet energjia elektrike në këto zona:
Ora 09:00-15:00: Kllojkë, Krrabë e vogël, Krrabë Qendër, Mushqeta.
Ora 09:00-14:00, punime në nënstacionin Selitë
OSHEE njofton se pa energji do të mbeten edhe: Rruga “Astrit Balluku” pjesërisht, midis rrugës “Myslym Shyri” dhe Bulevardi “Gjergj Fishta” si dhe zona midis rrugës “Jusuf Vrioni” pjesërisht, dhe rrugës “Sulejman Delvina” pjesërisht, rruga “Prokop Mima” pjesërisht.

OSHEE  ka vënë në dispozicion numrat e mëposhtëm në shërbim 24 orë të abonentit për rajonin e Tiranës dhe ka rikujtuar klientët se kontakt tjetër për informacion apo çdo ankesë, kërkesë apo denoncim në gjithë Shqipërinë vjen në ndihmë numri fiks 04 227 4141. 

Operatorët vijnë në ndihmë nga ora 08:00 – 22:00, nga e hëna në të diele.

04 452 8888
04 450 5269
04 450 5270.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test