Na ndiqni

Tirana

Në Tiranë, semafori funksionon në dobi të aksidenteve rrugore!

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:33
Në Tiranë, semafori funksionon në dobi të aksidenteve rrugore!

Në Tiranë shumë semaforë në vend që të parandalojnë aksidentet rrugore bëhen shkak për to. Ato janë programuar në mënyrë të tillë që ndërpresin trajektoren e lëvizjes mes këmbësorëve dhe automjeteve.

Të kesh të drejtë nuk shpëton nga rreziku! Semaforët në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës nuk koordinohen mes njëri-tjetrit duke u bërë burim aksidentesh.

Pershembull;  Automjetet që zbresin nga rruga “Luigj Gurakuqi” kanë të drejtë të kthehen në të djathtë, ndërsa këmbësorët të ngjiten nga sheshi “Skënderbej“ drejt Pazarit të Ri.

Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” kalimtarët lejohen të kalojnë në anën tjetër të rrugës njëkohësisht makinave u jepet e drejta të ngjiten drejt rrugës së “Dibrës”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test