Na ndiqni

Tirana

Dështon ndarja e mbetjeve në Tiranë, qytetarët i hedhin në një vend

Nga: top channel Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:31
Tiranë

Tirana, është një nga zonat më të mbipopulluara në Shqipëri. Top Story përmes xhirimeve të bëra në disa zona të Tiranës, sjell plehra të hedhur pa asnjë kujdes nga banorët, shërbimi i pastrimit që nuk është i dukshëm, kontiniera të fryrë nga mbeturinat, mbeturina rrugëve dhe mungesën e shërbimit cilësor për mjedisin.

Në Tiranë, vijon prej 2 vitesh projekti i ndarjeve të mbetjeve në burim, nga Eco Tirana, e themeluar nga dy bashki, e Tiranës dhe ajo e Veronës.

Bashkia e Tiranës, po përdor të njëjtin buxhet që mbledh nga taksat e pastrimit, për Eco Tiranën, e cila aktualisht shtrihet në unazën ekzistuese të kryeqytetit, ndërsa projekti parashikon që brenda 2018, të zgjerohet edhe në brenda Unazës së Madhe.

Por ky projekt për trajtimin dhe menaxhimit të mbetjeve që në burim, e shoqëruar edhe me një fushatë sensibilizimi të kryebashkiakut të Tiranës, nuk ka ende rezultate. Pamjet e ofruara tregojnë një realitet tjetër, ku koshat e shpërndarë nëpër çdo cep të Tiranës nuk e realizuan ndarjen në burim të mbetjeve urbane.

Përgjegjësia bie edhe mbi qytetarët, pasi ndarja e mbetjeve që duhet të nis nga banesa e tyre, nuk realizohet.

Sot një pjesë e kontenierëve ose siç njihen ndryshe koshat e mbeturinave, janë prishur, janë pa kapakë ose janë djegur. Madje, jo vetëm janë jashtë përdorimit, por edhe ndotin ambientin përreth.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test