Na ndiqni

Tirana

Ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Nga: top-channel Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:44
Aleksandër Ndoka

Aleksandër Ndoka u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Trupi i pajetë i 48 vjeçarit, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka u gjet nga familjarë të tij rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “ Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Ndoka është qëlluar nga persona të paidentifikuar në momentin kur ka parkuar makinën e tij tij tip “ Mitsubishi” pranë banesës.

Autorët, që dyshohet të kenë qenë 2 ose 3 persona, mesa duket kanë qenë në ndjekje të tij dhe kanë gjetur momentin e duhur për të mos lënë pas prova dhe dëshmitarë.

Aleksandër Ndoka, baba i 4 fëmijëve, dy vajza dhe dy djem ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës.

48-vjeçari nuk rezulton me precedentë penalë dhe sipas informacioneve paraprake nuk kishte konflikte të hapura.

Pak kohë më parë, policia arrestoi djalin e tij, Samuel Ndokën i cili u përfshi edhe në një konflikt gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

top-channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test