Na ndiqni

Tetova

Malësia e Tetovës, rrugë pjesërisht të bllokuara nga bora

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:55
Malësia e Tetovës

Rrugët e malësisë së Sharrit sërish rezultojnë të pa pastruara sa duhet.

Kripë nuk hidhet në sasi të mjaftueshme, ndërsa ekskavatori kalon një herë në 24 orë thonë banorët. Ata alarmojnë komunën që të marr parasysh ankesat e tyre, sepse, siç thonë ka pleq dhe njerëz të sëmurë të cilët shpesh nuk arrin dot deri në spital.

E përderisa banorët ankohen për vështirësi gjatë kalimit të rrugëve të fshatrave të malësisë së Sharrit, komuna e thotë të kundërtën.

Rrugët në malësinë e Sharrit pastrohen rregullisht, por shkaku i reshjeve të vazhdueshme të borës, sidomos gjatë natës, rrugët rezultojnë të kalueshme por me vështirësi. Rekomandojmë popullatën që pa goma dimri dhe zinxhirë mos të lëvizin”. – thonë nga komuna e Tetovës, transmeton Alsat M.

Pikërisht për pasojë të mospastrimit si duhet të rrugëve, aksidentet në rrugët e Malësisë janë të shpeshta, dhe jo rrallë përfundojnë edhe me lëndime të rënda apo pasoja fatale. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test