Na ndiqni

Tetova

Gjykata e Tetovës liron nga akuzat gjinekologun e dyshuar për vdekjen e lehonës para tre viteve

Nga: Mediat shqiptare Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Gjykata Themelore e Tetovës

Gjykata Themelore e Tetovës sot ka sjellur vendim për lirimin nga akuzat me të cilat ngarkohej gjinekologu Kazimir Koprivnjak.

Koprivnjak u akuzuar nga Prokuroria Themelore për vepra të rënda penale kundër shëndetit të njerëzve, lidhur me vdekjen e lehonës 33 vjeçare Violeta Kirovska në gusht të vitit 2015.

Sipas gjykatësit Sadulla Izairi aktvendim lirues në këtë, siç tha ai lëndë specifike është sjellë pas kontrollit të gjitha dëshmive verbale dhe me shkrim ku rol kyç kanë pasur të tre ekspertizat e realizuara prej ekspertëve të institucioneve të larta shëndetësore në vend.

Mbrojtësi i gjinekologut, avokati nga Shkupi Goce Risteski, shkurt tha se aktvendimi për lirim e tij është pritur nga ana e tyre.

Ndërsa Prokuroria Themelore pas shqiptimit të aktgjykimit, përmes një kumtese njoftoi se nuk janë të kënaqur nga vendimi i gjykatës dhe se të njëjtin do ta ankimojnë në afatin e paraparë me ligj.

“Prokuroria vlerëson se i akuzuari e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet dhe se dëshmitë që u siguruan nga Prokuroria vërtetuan pohimet e aktit prokuror. Prokuroria e Tetovës informon opinionin se është e pakënaqur nga aktgjykimi i dhe se do të dorëzojë ankesë në afatin e paraparë me ligj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përndryshe, Violeta Kirovska vdiq më 25 gusht të vitit 2015, një javë pas lindjes në spitalin e Tetovës, ndërsa pas një muaji ndërroi jetë edhe foshnja e saj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test