Na ndiqni

Tetova

Detaje të reja nga MPB për incidentin e armatosur në Tetovë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 prill 2018 Në ora: 14:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

SPB Tetovë në bashkëpunim me SPB Kumanovë dhe Repartin për polici kriminalistike ka dokumentuar dhe zbardhur rastin e ndodhur në Reçicë të Vogël ku një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Nga MPB thonë se deri tek Prokuroria Publike është ngritur padi penale kundër 12 personave, dhe atyre u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

“Nën ekzistimin e dyshimit për veprën penale ‘vrasje’ dhe bashkëveprim në kryerjen e asaj vepre, e parashikuar dhe e dënuar në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal i Maqedonisë, si dhe dy vepra tjera penale ‘tentim për vrasje’, në bazë të nenit 123, deri tek Prokuroria Themelore Publike Tetovë është ngritur kallëzim penal për personat: M.N (40), M.H. (34), M.B (21) M.I (21), M.M (24) të gjithë nga Çerkezi i Kumanovës, më pas R.S (42), K.H (42), R.B (41) të tre nga Kumanova, si dhe R.D (44) nga Çerkezi, L.B (40) nga Elbasani i Shqipërisë dhe D.F (22) nga fshati Opajë i Kumanovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se dhjetë nga 12 të denoncuarit janë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake dhe që të gjithëve u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

MPB shton se dhjetë të dyshuarit janë në paraburgim, ndërsa personi D.F është në arrati, kurse personi M.F. për shkak lëndimeve të marra është ndaluar për kurim në spital.

Njëkohësisht kundër personave R.B dhe L.B është ngritur kallëzim penal nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “përpunim i palejuar dhe mbajtje të armës së zjarrit dhe mjeteve shpërthyese”, e para shikuar dhe e dënuar në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal i Maqedonisë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test