Na ndiqni

Tenis

Nadal kryeson listën botërore në tenis

Nga: Rel Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:36
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, foto nga arkivi.

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është kthyer në krye të listës botërore të tenisit të hënën, pasi ka fituar çmimin e tetë në turneun Italian Open.

Nadal është përballur të dielën me gjermanin, Alexander Zverev në Romë, duke fituar titullin e të parit në botë për herë të gjashtë.

Nadal niset javën tjetër në Paris duke synur një tjetër fitore në French Open.

“Gjithçka do të jetë ndryshe në Paris”, ka thënë Nadal.

“Natyrisht një fitore si kjo të ndihmon, mirëpo kushtet në Paris do të jenë ndryshe në çdo aspekt. Sot është koha për të shijuar fitoren dhe jo të mendoj për Roland Garros”, është shprehur ai.

Rel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test