Na ndiqni

Teknologji

Mbrojtja e fëmijëve nga interneti; Facebook fshiu 8.7 milionë imazhe

Nga: top channel Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 20:12
Ilustrim

Sot, nevoja për internet është pothuajse e njëjtë si për ujin apo elektricitetin. Interneti tashmë është kthyer në domosdoshmëri. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në 2017, 18% më shumë se në vitin 2016. Ndërkohë që në botë, më shumë se 175 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet.

“Sapo vij nga shkolla do hyj direkt në internet. Telefonin e parë e kam marrë nga fundi i klasës së pestë. Përveç pjesës së mësimeve, interneti është pjesa tjetër e ditës për mua”, shprehen disa fëmijë.

Për të stimuluar një internet më të sigurt për fëmijët, UNICEF në Shqipëri organizoi për herë të parë Samitin Viral. Veç mundësive të shumta që të ofron bota dixhitale, ajo nuk është aq e sigurt për fëmijët.

“Ok,është i rrezikshëm. i ka ndodhur një shoqes sime, kur një njeri i panjohur i ka dërguar ca foto… jo të mira. Dje pashë një film, më zuri pak frika le të themi, pasi ishte një vajzë që e kishin tallur në internet dhe kishte arritur deri në vetvrasje. Dhe librin tanimë e lexojmë me anë të internetit”, shprehen fëmijët.

Për John Carr, ekspertin e njohur ndërkombëtar të nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve qeveria ka një rol kyç në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për eliminimin e rreziqeve në internet.

“Qeveritë përreth botës përballen me të njëjtin problem. Ne të gjithë mendojmë se interneti është fantastik por që ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Bullizmi është ndoshta sfida numër 1 që ka çdo shtet në botë, aktualisht. Së dyti, pamjet e dhunës, imazhet pornografike që mund të dëmtojnë vërtet fëmijët. Është e nevojshme që këto të mos jenë të aksesueshme nga fëmijët. Marr si shembull Britaninë, që lejon vetëm të rinjtë mbi 18 vjeç të shohin pornografi. Kjo është një nga mënyrat për ta ndalur, por ka edhe shumë të tjera”, shprehet John Carr, ekspert i nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve në internet.

Ndërkohë që përgjegjësja e Politikës së Sigurisë për Facebook-un tregon masat që ka marrë për përmbajtjet e dëmshme dhe keqpërdorimin e informacioneve private në rrjetin social.

“Kryesisht në 9 muajt e 2018ë-s, Facebook zbuloi dhe fshiu 8.7 milionë imazhe që kishin në përmbajtje lakuriqësinë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Ne kemi mijëra njerëz që punojnë pas rrjetit në lidhje me abuzimet e raportuara, 20 mijë njerëz po punojnë për të garantuar sigurinë”, tha ajo.

Si Facebook, ashtu edhe çdo vend, përfshi edhe Shqipërinë, duhet që të ofrojnë zgjidhje për mbrojtjen e fëmijëve në internet.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test