Na ndiqni

Teknologji

Robotët i zëvendësojnë postierët

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Robotët postierë po testohen edhe në Gjermani

Postën nacionale norvegjeze Posten-Norge së shpejti do ta okupojnë robotët postierë. Bëhet fjalë për një shërbim të robotizuar dërgesash, ashtu që përdoruesve t’u mundësohet një shërbim sa më i mirë i livrimit.

Posta norvegjeze e nënshkroi një kontratë me startup kompaninë “Buddy Mobility”, me seli në Oslo dhe San Francisko. Plani është që në fazën e parë në rrugë të lëshohen automjetet robotike ekskluzivisht në qytetin e Kongsbergut. Më vonë, kjo do të bëhej në të gjitha qytetet e tjera norvegjeze.

Si funksionon? Robotët postierë mbërrijnë përpara shtëpisë së përdoruesit dhe i informojnë ata për arritjen e dërgesave të tyre. Mesazhin për këtë qytetarët e Kongsbergut e marrin përmes aplikacionit në telefonin e mençur. Mesazhi gjithashtu e përmban pjesën e rëndësishme: kodin për hapjen e kutisë në automjet.

Automjeti robotik lëviz me një shpejtësi prej 6 km/h. Me këtë ritëm, ai mund të livrojë dërgesa në 100 adresa në ditë. Pas livrimit të të gjitha pakove, automjeti kthehet në postë, i mbush bateritë dhe i pret dërgesat e reja për livrim.

Zëdhënësi i postës norvegjeze, John Eckhoff, tha se zyra postare norvegjeze i ka madje 20 mijë punonjës më pak sesa që i kishte në mesin e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

“Janë rreth një mijë punonjës më pak në vit dhe askush nuk shqetësohet shumë për këtë. Të gjithë kanë gjetur punë të reja ose kanë dalë në pension, nëse i plotësonin kushtet”, tha Eckhoff, duke shtuar se vëllimi i livrimeve postare që nga viti 1999 (si viti më i ngarkuar) ka rënë për rreth 60%.

Ai tha gjithashtu se kjo është arsyeja se pse postat e tyre duhet t’i përtërijnë shërbimet e tyre dhe të gjejnë zgjidhje më të lira.

Robotët postierë po testohen edhe në Gjermani.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test