Na ndiqni

Teknologji

Google Maps lanson funksionin e mesazheve

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Vitin e kaluar Google lançoi një funksion ku përdoruesit mund të dërgonin mesazhe bizneseve përmes profileve të tyre në Google.

Tashmë ky funksion do të integrohet në aplikacionin e hartave Google Maps. Çdo mesazh që keni dërguar tek bizneset do të shfaqet në Google Maps për iOS dhe Android.

Image

Mjafton të klikoni butonin e menusë dhe më pas opsionin “Messages,” dhe do të shihni bisedat pa u larguar nga aplikacioni.

Gradualisht funksioni do të ofrohet për vende të ndryshme të botës.

Risia më e fundit është pjesë e disa përditësimeve të Google Maps të mbërritura muajt e fundit.

Deri më sot Google ka lançuar një buton “follow”, informacione për karikimin e makinave elektrike, një panel udhëtimi drejt vendit të punës dhe një opsion për planifikimin e eventeve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test