Na ndiqni

Teknologji

Facebook nuk ofron më ndihmë për personelin e fushatave zgjedhore

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se nuk do të dërgojë më punëtorë në zyret ku punohet për fushatat politike gjatë proceseve zgjedhore.

Kompania ka dërguar më herët pjesëtarë të stafit të saj për t’iu ndihmuar fushatave politike, ashtu që të zhvillojnë në mënyrë sa më të mirë fushatat në internet.

Drejtori i presidentit amerikan, Donald Trump për operacionet digjitale ka thënë se ndihma e Facebook-ut, i ka ndihmuar atij në fitore.

Ndërkohë edhe kundërshtares së Trumpit në zgjedhje, Hillary Clinton i është ofruar ndihma e njëjtë, mirëpo ajo e ka refuzuar.

Facebook, gjendet i dyti në listën e rrjeteve të marketingut online, pas gjigantit Goggle.

Rrjetet sociale, Google dhe Twitter kanë ofruar ndihmë të specializuar për fushatat politike, mirëpo nuk kanë dhënë informacione si do t’i japin fund kësaj praktike.

Facebook ka thënë se do të ofrojë këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politike përmes sajteve online.

Mirëpo sipas kësaj kompanie, personeli i ndonjë fushate mund të marrë sërish mbështetje nga ky rrjet social, përmes mbajtjes së takimeve me politikanë.

Sipas dokumenteve të brendshme të siguruara nga Bloomberg, për fushatën e presidentit Trump janë shpenzuar 44 milionë dollarë për reklamat në Facebook, në krahasim me 28 milionë dollarë të shpenzuara nga rivalja e tij, Clinton./rel

Rel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test