Na ndiqni

Teatri

Komedi në teatrin “Istref Begolli” të Pejës

Nga: Koha.net Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 16:30
Komedi në teatrin “Istref Begolli”

Me qëllim e fillova kështu, sepse këtë togfjalësh nuk e kemi dëgjuar në këtë renditje. Por dje, mbrëmë, sot në mëngjes, në drekë e pas darke, janë pëshpëritur dhe përgojuar tragjedi të rënda në Pejë: Ajo u vra, ai u vra, ai morri hak, ai rrëshqiti me veturë, e të tjera të përditshme. Madje edhe truri është mësuar dhe adaptuar me këto lloj lajmesh, e kësaj shoqërie i është amortizuar unaza e parë qafore që përkon me sensin e ndjenjës humane.

Për këtë, po shkruaj për komedinë e autorit gjerman Karl G., “Brekët”, e vënë në skenë nga regjisori Jeton Ahmetaj, nga Prishtina, prej nga e mora rrugën me dy kolegë të nderuar Luan Daka e Ekrem Xani. Shi, natë e zymtë, rruga të cilën ju e shkelni për ditë e natë me unazën e parë qafore të amortizuar - rrugë e cila do të ndërtohej për njëzetë e tetë ditë të secilit vit, aq sa i është dashur edhe regjisorit për ta shtruar këtë komedi në teatrin “Istref Begolli” në Pejë, shkruan sot Emin Halili në Koha Ditore.

Koha.net
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test