Na ndiqni

Teatri

Teatri i të rinjve të Mitrovicës u paraqit me shfaqje “Fati ndryshohet”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:03
Teatri i Të Rinjve të Mitrovicës

Në sallën e Qëndrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, për të gjithë nxënësit e shkollave të Komunës së Mitrovicës është shfaqur pjesa teatrale “Fati ndryshohet“, përgaditur nga Teatri i Qytetit  të Mitrovicës dhe Drejtorisë Rajonale e Policisë  në Mitrovicë.

Për të ndjekur këtë shfaqje i pranishëm ishtë edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka i shoqëruar nga përfaqësuesit komunal si dhe drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Tematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla, me theks të veqantë perdorimi i  substancave narkotike nga të rinjtë.

Hapjen e shfaqjes e bëri drejtori i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, Adem Zhitopotokun, i cili  për realizimin e kësaj shfaqje falënderoj  Drejtorinë Rajonale të Policisë  në Mitrovicë.

Rolet në këtë shfaqje i interpretuan:Diellore Ahmeti, Xhulian Azemi, Teuta Hajra, Festina Musliu, Drilona Beka, Blerina Murseli, Rijona Vojvoda, Alba Isa, Arlinda Hajra, Endrit Islami, ndërsa autore e kësaj shfaqje ishte Ermonda Prekazi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test