Na ndiqni

Teatri

Gjakova e pasur me kulturë: “Let’s have sex” shfaqja e tretë premierë për këtë vit

Nga: klankosova.tv Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Jo më kot ekziston thënia në popull se Gjakova është djep i kulturës

Jo më kot ekziston thënia në popull se Gjakova është djep i kulturës. Teatri Profesional i këtij qyteti, është ndër më të vjetrit në Kosovë dhe për këtë vit po sjellë të tretë shfaqje premierë në dërrasat e asaj skene, dhe e treta është shfaqja teatrale “Let’s have sex”.

Me regji të Valon Pallaskës që këtë shfaqje e ka edhe hapin final drejt diplomimit për titullin magjistër në regji,

“Let’s have sex”, i ka ditët e numëruara që nga momenti i paraqitjes para publikut gjakovar.

Kjo shfaqje është e para në të cilën ai ka punuar në rolin e regjisorit, ngase ai është edhe i diplomuar nga Fakulteti i Arteve në Tiranë në degën e aktrimit.

Pallaska ka prapa vetes një ekip prej pesë aktorësh, të cilët janë të angazhuar në teatrin e qytetit.

Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Yllka Lota dhe Altina Kusari, janë kasta e kësaj shfaqjeje, përderisa premiera do jepet me 17-të Nëntor.

klankosova.tv
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test