Na ndiqni

Teatri

Mospajtimet brenda Teatrit vonojnë programin e shfaqjeve

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:07
Teatri në Prishtinë

Mospajtimet brenda organeve të Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë bërë që ky institucion ende të mos e ketë gati programin për këtë vit. Miratimi i tij bëhet nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni pas propozimit që anëtarët e këtij organi marrin nga drejtori i përgjithshëm dhe nga udhëheqësi artistik.

Përderisa, sipas menaxhmentit, problemi është te mospajtimet me Këshillin Drejtues, përfaqësues të këtij të fundit fajin e hedhin te menaxhmenti. Si pasojë e mosmiratimit të programit, institucioni më i lartë teatror në vend ende nuk ka as planifikim financiar për këtë vit, madje as nuk ka bërë kërkesë për buxhetin e viti kalendarik në MKRS, detyrë ligjore kjo që institucionet e tjera e kanë përfunduar qysh në dhjetor. E vonimi i miratimit të programit mund të shkaktojë probleme në realizimin e repertorit.

Drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Agim Sopi, ka thënë se kjo vonesë sigurisht që shkakton probleme, por ato janë të tejkalueshme.

Në fillim të dhjetorit ishte bërë e ditur se ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kishte ndërruar përbërjen e Këshilli Drejtues duke emëruar si anëtarë të rinj regjisorët Burbuqe Berisha e Orhan Kerkezi, letrarin Shkëlqim Millaku, aktorët Fisnik Ademi, Jahja Shehu e Ismet Azemi bashkë me Valon Kashtanjevën si përfaqësues të MKRS-së.

Por, sipas kryetares së Këshillit Drejtues, ky organ nuk është fajtor për mosmiratimin e programit artistik për këtë vit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test