Na ndiqni

Speciale

Historia që do trondisë botën! Rrëfehet djali i Hitlerit: Luftova kundër babait tim

Më: 9 prill 2018 Në ora: 21:17
Fotoja paraqet francezen ashtu siç e kishte njohur Hitleri më 1916, në një fushë ku ajo po kosiste me një shami të kuqe mbi kokë.

Adolf Hitler u njoh me Charlotte Lobjoie në lindje të një qyteti francez Lille. Atij i pëlqeu shumë kjo vajzë dhe vendosi të bëjë një foto me të. Fotografia do të dalë në ankand me një çmim 52 mijë funta..

Fotoja paraqet francezen ashtu siç e kishte njohur Hitleri më 1916, në një fushë ku ajo po kosiste me një shami të kuqe mbi kokë.

Për dashurinë e tyre i pari ka rrëfyer Jean Mari Luare, i cili deri në vdekjen e tij më 1985 kishte pohuar se ishte djali i tyre, ndonëse kjo asnjëherë nuk ishte konfirmuar me fakte. Por, kështu i kishte thënë e ëma.

Ajo i kishte treguar se Hitlerin e kishte njohur gjatë qëndrimit të tij në qytezën Faure an Vep gjatë kohës së luftës. Ai ishte 28 vjeç, kurse kjo 19.

E kishte parë pranë rrugës të ulur duke skicuar, dhe e shtyrë nga shoqet kishte mbledhur forcë të shkonte dhe ta pyeste çka po vizatonte.

Por as pasi kishin “nisur” nuk kishin ndërruar fjalë, meqë ai nuk dinte frëngjisht, kurse ajo gjermanisht. I pëlqente të shëtiste në natyrë, ka thënë ajo. Kjo, pra natyra, sikur e inspironte t’i drejtohej publikut fiktiv dhe gjithnjë mbi historinë e Gjermanisë.

Zemërohej pse nuk e dëgjoja, por përveç se nuk e kuptoja historinë e Prusisë dhe të Austrisë, ajo e Bavarisë as që më interesonte.

Pohonte se kishte mbetur shtatzënë pas një nate “të dehur”.

Charlotte pas i i lindi djali, nga turpi iku në Paris, ndërsa fëmijën ia la gjyshit dhe gjyshes, por më vonë ishte kthyer.

Pohonte se Hitleri e kishte trajtuar mirë dhe se ka qenë i mrekullueshëm si dashnor, por tepër xheloz. Nuk i pëlqente që dikush tjetër ta shikonte Charlotte.

Jean Mari ka shkuar ushtar, ndërsa ishte bashkuar me lëvizjen e rezistencës kundër forcave të diktatorit, për të cilin nuk kishte ditur se e ka pasur babë. Kur nga fundi i viteve të dyzeta e ëma i kishte treguar të vërtetën, Jean Mari kishte rënë në depresion.

“Kam punuar dy dekada pa ndërprerje vetëm që ta harroj. Gjatë njëzet vjetëve asnjëherë nuk kam shkuar në kinema”, ka deklaruar ai. Në funds e kishte pranuar se kë e kishte pasur baba dhe kishte nisur të hulumtonte jetën e të et për të dëshmuar se Hitlerin e kishte pasur baba.

Nuk janë bërë kurrfarë testeati, Jean Mari, i kishte treguar për gjyshin gjatë një darke, kur ai ishte mbushur 16 vjet.

Phillipi e kishte pranuar të vërtetën se kush ishte gjyshi i tij dhe bënte disa gjëra që të tjerët do t’i shmangnin sikur të ishin në vendin e tij, ndër të tjera mbante mustaqe e stil të flokëve si të tij.

Mapo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test