Na ndiqni

Speciale

Le Temps (1939): 5 prilli, ditëlindja e princit trashëgimtar, Leka Zogut, shpallet festë kombëtare

Nga: Aurenc Bebja Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:44
Letra

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të premten e 7 prillit 1939, në faqen n°2, lajmin e lindjes së princit trashëgimtar të shqiptarëve, Leka Zogu.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell, për lexuesin shqiptar, detajet e asaj dite tepër të veçantë për Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë:

Shqipëri

Lindja e princit trashëgimtar

Telegram nga Tirana :

“Mbretëresha Geraldinë, të mërkurën në mëngjes, në orën 3e30, solli në jetë princin trashëgimtar.

Mbreti Zog i dërgoi popullit një mesazh të bashkënënshkruar nga presidenti i këshillit dhe nga të gjithë anëtarët e qeverisë.

Stacioni i Radio Tiranës njoftoi të gjithë Shqipërinë për lajmin e lumtur, pastaj transmetoi himne patriotike dhe këngë popullore.

Në orën 8e30, prefekti i kryeqytetit mbajti një fjalim shumë të duartrokitur, i cili u pasua nga gëzime patriotike.

Në të gjithë qytetin dëgjoheshin himne patriotike, të kënduara me entuziazëm nga populli i tërë. Ky i fundit, kaloi pikat e kontrollit, hyri në rezidencën mbretërore për të kërkuar mbretin. Mbreti Zog u shfaq në ballkon, i emocionuar nga ky manifestim spontan i turmës.

Mbreti, i rrethuar nga familja mbretërore, priti pastaj presidentin e këshillit dhe anëtarët e qeverisë, si dhe një delegacion parlamentar, i cili erdhi t'i paraqesë atij urimet e kombit.

5 prilli u shpall festë kombëtare.”

Darsani
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test