Na ndiqni

Sociale

Këshillat e Mjekut: Depresioni dhe trajtimi në Kosovë

Nga: Kallxo Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:24
Sami Rexhepi

Depresioni është një gjendje kur njeriu e humb aftësinë për t’u gëzuar, pikëlluar apo ndjerë emocione të caktuara.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë për Kallxo se jo çdo gjendje në të cilën kalon njeriu është depresion.

Sipas tij, në Kosovë është duke u abuzuar me këtë term.

Ai tregon se kur mund të thuhet se një person është në depresion.

“Depresionin e marrim si një sëmundje psikike varësisht prej llojit e cila është një gjendje emocionale që nuk na lë me funksionu as në vend të punës as në familje as në shoqëri. Krizat e ndryshme me të cilat ne ballafaqohemi nuk janë gjithmonë depresion, prandaj depresioni duhet kuptuar si një sëmundje që e ka fillimin e vet e ka zhvillim dhe fundit e vet”, tha doktor Rexhepi.

Sipas tij, një person depresiv nuk ndikohet nga asgjë dhe për të asgjë nuk është interesante.

“Një person i cili është në një gjendje emocionale nuk din me u gëzu në të cilën nuk i bën asgjë përshtypje, në të cilën ç’regullohet ushqimi qoftë zvogëlimi i sasisë së ushqimit, qoftë ushqimi i pakontrolluar ku çregullohet edhe gjumi qoftë në kuptimin e shkurtimit apo ikja në gjumë që do të thotë fle shumë më tepër se që ka nevojë. Një gjendje në të cilën ne thjesht nuk ndijmë kënaqësi në gjërat që dikur na kanë bo me u kënaqë”, thotë ai.

Doktor Rexhepi thotë se atëherë kur gjendja e personit depresiv shkon duke u thelluar do të vijnë edhe probleme të tjera, duke bërë kështu që personi të ketë probleme shëndetësore.

“Trupi jonë është një organizëm i cili përbëhet prej shumë sistemeve dhe cilido që ç’rregullohet pas vete e tërheq edhe sistemin tjetër. Duhet me pasë shumë të qartë që shëndeti jonë mendor është shumë i rëndësishëm për funksionimin e organizmit tonë. Nëse ne në aspektin emocional ballafaqohemi me ndonjë krizë ne nuk mund të themi se do të funksionojë organizmi mirë gjithmonë e kemi një baraspeshë mes shëndetit fizik dhe atij mendor e emocional dhe të shpirtit në cilëndo anë që prishet kjo baraspeshë atëherë fillon problemi me neve”, thotë Sami Rexhepi.

Doktori thotë se problemet e lehta tejkalohen vetë por problemi është më i madh kur personi nuk është funksional dhe duhet patjetër intervenim profesional për të mos lejuar që situata të mos bëhet më e rëndë.

Ai thotë se një rol të madh për t’u ndihmuar këtyre personave e kanë familja, shoqëria e rrethi.

“Një gjë duhet ta kemi të qartë: ne jemi qenie shoqërore edhe nuk ka mirëqenie të plotë të shëndetit tonë mendor pa rrethin dhe familjen dhe posaçërisht kur është në pyetje shëndeti mendor duhet ta kemi të qartë se nuk ka shëndet mendor, tejkalim apo shërim pa përkrahjen e familjes ashtu që familja është një pjesë shumë e rëndësishme e personit që të funksinojë dikush mirë”, tha ai.

Doktori tërheq vërejtjen se jo vetëm barnat duhet përdorur për t’u trajtuar. Një rëndësi të madhe, sipas tij, e ka mënyra e jetesës dhe përkrahja e familjes.

“Gabimi më i madh i klientëve tanë është një bindje se shërimin e një vështirësie e sheh vetëm në ilaçe. Nuk shërohet depresioni vetëm me ilaçe, ato janë një pjesë shtesë e trajtimit; mjedisi social e familja e kanë mbi 70 përqind për tejkalimin e problemit e ilaçet deri në 30 përqind mirëpo prapë nuk them se tejkalohet pa ilaçe mirëpo duhet kombinimi i të dyjave për me tejkalu”, tha ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test