Na ndiqni

Skijim

Suksesi i parë sezonal për Dominik Paris, fiton garën e zbritjes së lirë

Nga: TeleSport Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:56
Dominik Paris

Skiatori italian Dominik Paris fitoi sot garën e zbritjes së lirë, të vlefshme për Kupën e Botës, e zhvilluar në pistën italiane të Bormio.

Një paraqitje e shkëlqyer e skiatori “azzurr”, që dha kohën më të shpejtë pas dy zbritjeve.

Ai e ndali kronometrin në kohën 1’56”95, duke regjistruar edhe suksesin e parë sezonal, i nënti në karrierë në Kupën e Botës.

Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy skiatorë norvegjezë Aleks Svindal dhe Kjetil Jansrud, që ishin edhe favoritët për ta fituar këtë garë.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës për meshkuj në ski, në krye vijon të qëndrojë austriaku Marcel Hirscher.

TeleSport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test