Na ndiqni

Skijim

Stoch synon të Stoch synon të mbrojë dopietën olimpike në Pyeongchangmbrojë

Nga: koha Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 13:13
Lojërat Olimpike Dimërore

Pasi pësoi një rënie, pas dopietës spektakolare në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi 2014, Kamil Stoch nisi vitin 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar në janar turneun “Katër Kërcimoret” për herë të parë në karrierë.

Polaku nisi garën vjetore me vende të dyta në Oberstdorf dhe Garmich-Partenkirchen, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”. Doli i katërti në Innsbruck, por në Bischofshofen, derisa rivali i tij norvegjezi Daniel-Andre Tande pati telashe, Stoch e shfrytëzoi këtë lëshim dhe triumfoi, duke dalë edhe triumfues në renditjen përfundimtar të turneut.

Më vonë atë muaj, ai shënoi edhe një fitore në Zakopane të Polonisë, duke kërcyer 131 metra në kërcimin e tij të dytë për të kënaqur rreth 45 mijë adhurues që po thërrisnin emrin e tij. Ishte fitorja e tij e pestë në kërcimoren e vendlindjes së tij.

Më pas, në Kampionatin Botëror në Skijim Nordik në Lahti të Finlandës, Stoch ndihmoi Poloninë të fitojë titullin e parë të botës në garën ekipore në kërcime me ski në kërcimoren e madhe, ndërsa katërshja polake e përbërë nga Stoch, Dawid Kubacki, Maciej Kot dhe Piotr Zyla përfundoi në krye para Austrisë dhe Gjermanisë.

koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test