Na ndiqni

Skijim

Vonn rikthehet magjike, fiton garën e super-gjigandit në pistën e Val d’Isere

Nga: TeleSport Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:35
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn rikthehet fituese në garat e Kupës së Botës në ski, duke triumfuar sot në pistën italiane të Val d’Isere, në garën e super-gjigandit. Një paraqitje e shkëlqyer e ikonës së garave me ski, që ishte më e shpejta në pistë, ashtu si në kohët e arta. Duket se dëmtimi i një jave më parë është lënë pas, çka konfirmohet me paraqitjen në pistë, ku pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’04”86. E dyta u rendit skiatorja italian Sofia Goggia, ndërsa në të tretin skiatorja norvegjeze Ragnhild Mowinckel.

Gara e sotme u zhvillua në një pistë më të reduktuar për shkak të motit të keq, por kjo nuk ndali Vonn që të bëjë një paraqitje të mirë. Për Vonn, ky është suksesi i parë sezonal, por i 78-ti  në karrierë, 8 fitore larg rekordit absolut të 85 fitoreve të Ingemar Stnemark. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, në krye të Kupës së Botës ndodhet një tjetër skiatore amerikane, Mikaela Shiffrin, në kuotën e 521 pikëve, shkëputur ndjeshëm nga skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg, e dyta me 412 pikë.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test