Na ndiqni

Skijim

Hirscher fitoi në sllallomin e madh

Nga: Bota sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:55
Hirscher

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, ka qenë më i mirë në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kampioni i Botës zuri pozitën e parë me kohë të kaluar 2:37.30 minuta dhe ishte për 88 qindtat më i shpejtë se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Gjermani Stefan Luitz për 15 qindtat ngeci nga pozita e dytë dhe për një qindtën ka qenë më i shpejt se Manuel Feller i Austrisë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Jansrud udhëheq me 249 pikë  i ndjekur nga Svindal (245), Feuz (208) etj.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test