Na ndiqni

Skijim

Olimpiada dimërore, sportistët kuqezinj mbërrijnë në Fshatin Olimpik

Nga: Telesport Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:41
Suela Mëhilli, Marco Teroni dhe Erjon Tola

Dy sportistët kuqezinj që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, skiatorët Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, kanë mbërritur sot pasdite në Korenë e Jugut, ku dhe do të zhvillohet Olimpiada.

Të shoqëruar nga trajneri Marco Teroni dhe shefi i delegacionit olimpik Kliton Muça, ata janë akomoduar pranë Fshatit Olimpik, i cili gradualisht po mbushet me sportistët garues nga 95 vende pjesëmarrëse.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” konfirmon se deri më tani gjithçka po shkon mirë dhe se sportistët nisën të ambientohen me Fshatin Olimpik, duke inspektuar nga afër pistën ku do të stërviten dhe do të zhvillojnë garat e tyre.

Telesport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test