Na ndiqni

Skijim

“Jam gati t’i bie botës përqark për të fituar një medalje në Olimpiadë”

Nga: TeleSport Më: 1 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Marta Bassino

Pak ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, skiatorja italiane Marta Bassino ka lëshuar një deklaratë të veçantë, madje duke bërë një premtim. “Jam gati të bëj xhiron e botës në këmbë për të fituar një medalje olimpike”, tha skiatorja 21-vjeçare, që në Olimpiadën që nis më 9 shkurt në Korenë e Jugut do të garojë në disiplinat e sllallomit gjigant dhe atë të “kombinuarës”.

Bassino merr pjesë për herë të parë në karrierën e saj në një Olimpiadë dhe shprehet se mezi pret të jetë në këtë event dhe të provojë ndjesinë e një gare të tillë olimpike. “Thonë se është një event i veçantë, krejt ndryshe nga garat e Kupës së Botës. Më kanë thënë për Fshatin Olimpik, se si aty mblidhen të gjithë… Nuk e di se çfarë do të gjej kur të jem në Olimpiadë. jam përqendruar në maksimum dhe shpresoj të fitojë medalje”, tha Bassino.

TeleSport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test