Na ndiqni

Shqipëria

E shtuna, dita më e ftohtë e vitit

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

5 Janari do të mbahet mend si dita më e ftohtë e këtij dimri. Sinoptikanët thonë se termometri ka zbritur në -14 gradë Celsius në zona të veçanta.

Këto kushte të motit, të shoqëruara edhe me reshje dëbore, do të na shoqërojnë deri të martën, kur temperaturat do të vijnë në rritje, për t’ju përafruar mesatares shumë vjeçare të dimrit.

Por pavarësisht rritjes, në vlerat minimale ato do të qëndrojnë sërish disa gradë nën zero. Për pasojë sinoptikanët parashikojnë probleme me ngricat në të gjithë vendin, të paktën deri në mesin e muajit Janar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test