Na ndiqni

Shqipëria

Reduktim kostove, botohet strategjia afatmesme e menaxhimit të borxhit

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Strategjia Afatmesme e qeverisë për menaxhimin e borxhit për periudhën 2019-2021, është botuar sot në Fletoren Zyrtare.

Strategjia synon reduktimin e kostove të borxhit përmes uljes së ekspozimit ndaj risqeve si dhe zhvillimin e tregut të titujve shtetërore.

Ajo parashikon që disa nga rreziqet kryesore që mund të kenë ndikim në borxhin publik janë risku i rifinancimit, për shkak të nivelit të lartë të titujve që rifinancohen në periudhë afatshkurtër; risku i normave të interesit për shkak të nivelit ende të lartë të borxhit aftashkurtër, risku nga kursi i këmbimit ku synohet ruajta e raportit të stoku të borxhit shtetëror në valutë në raport me totalin e borxhit shtetëror; risku i likuiditetit dhe risku operacional.

Në strategji thuhet se nëse financat publike do të vijojnë të ndjekin rrugën e konsolidimit fiskal duke i dhënë mundësi vendit të mbajë ose përmirësojë vlerësimin e riskut të kreditit, ritmet e rritjes ekonomike do të përshpejtohen në 4,5% në vitin 2021, kursi i këmbimit të monedhës vendase ndaj monedhës euro mund të rikthehet gradualisht në nivelin 130 lekë, dhe niveli i borxhit të qeverisjes qendrore në raport me PBB do të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse të nisur nga viti 2016 dhe në këto kushte ,parashikohet që të arrijë në nivelin 60% në fund të periudhës afatmesme.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test