Na ndiqni

Shqipëria

Boci kujton grevën e studentëve të infermierisë: Rama dërgoi për dialog Forcat speciale

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:00
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kujtuar grevën e urisë së studentëve të Infermierisë në vitin 2015.

Duke bërë një krahasim me protestën e studentëve sot të cilët, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, nuk kanë pranuar të dialogojnë pa plotësuarmë parë kërkesat e paraqitura prej tyre për uljen e tarifave të studimit dhe reformimin e sistemit arsimor, Boçi thekson se 4 vite më parë, Rama u dërgoi studentëve “dialoguesit” specialë të forcave speciale pa u dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Teksa shton se ata i tërhoqën zvarrë studentët nga greva deputetit demokrat Boçi përmes një statusi në faqen e facebookut shprehet se ky ka qenë standarti i  ofruar i dialogut nga Rama edhe në 2015 për zgjidhjen e kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.

 “Atëhere ndjehej cub i fortë, nën torinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur. Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues”, shkruan Boçi.

Statusi i plotë i Luciano Boçit:

"Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale. Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë. Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël! Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!, shkruan Boçi në facebook.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test