Na ndiqni

Shqipëria

A po e përdor opozita protestën e banorëve të Unazës, si përgjigjet Basha

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:46
Lulzim Basha

I ftuar në “A Show” kreu i opozitës Lulzim Basha flet për protestën e banorëve të Astirit dhe sjelljen e PD-së përkarshi saj.

E përdori Partia Demokratike protestën politikisht?

Basha: Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t’u prishin shtëpitë pa ligj, pa ju dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarisht 2-3 kurora brenda, pra afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizuar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve, është një hap larg prishjes së shtëpisë, mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre.

Zoti Basha, pse nuk e vizituat ju policen me gishtat e vrarë në spital?

Basha: E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë.
Po ndërkohë që ju folët për protestën dhe e ravijëzuat atë në bazë të këndvështrimit të opozitës, nuk e konsideruat një gjë normale që të bënit një përmendje apo një mbështetje të forcave të policisë?

Basha: Mbështetje kur rrahin qytetarët nuk do të kenë nga unë, kurrë. Unë kam qenë ministri i tyre, i kam mbështetur sa herë kanë mbrojtur ligjin, sa herë kanë mbrojtur rendin, por kësaj radhe ata janë përdorur për të mbrojtur antiligjin, për të mbrojtur shkeljen e të drejtave të këtyre njerëzve, për të rrahur me shkopinj dhe për të keqtrajtuar 15 vjeçarët, 13 vjeçarët, nëna shtatzënë, pse po mbrojnë shtëpitë e tyre. Ndaj mesazhi që ju jap është ky: mos u keqpërdorni, po ju keqpërdorin, jo për të mbrojtur ligjin, por për të goditur ligjin, për të goditur vëllezërit dhe motrat tuaja, që po mbrojnë shtëpitë e tyre, po mbrojnë ligjin dhe kushtetutën.

Krasta:  A mund të më thoni ju mua, ku qendron, përveç prishjes së shtëpive, sipas mendimit tuaj personal, e kritikueshmja, e shqetësueshmja, në raport me gjithë këtë ngjarje?

Basha: Është një vjedhje. Unaza është sebepi. Puna e komisarit ishte loja. Puna e Unazës është loja. Është vjedhje e pastër. 40 milionë eurot e taksave të tua, të operatorëve që keni këtu në sallë,të të gjithë shqiptarëve, po vidhen në një project fantazëm. Nuk do të hyj në të gjitha shkeljet, se janë me dhjetëra shkelje. Është detyrë e prokurorisë t’i hetojë, është detyrë e medias t’i hetojë. Po të them vetëm një aspect, e njëjta unazë, e njëjta kompani, Salillari, vetëm pak metra më tutje është ndërtuar me 8,6 milionë euro për kilometër. 

Si shkoi çmimi nga 8,6 në 20 milionë vetëm pak kilometra më tej? Si shkoi? Nga ana e procesit e kemi treguar, u futën 3 kompani në garë, për 3 lote, dhe nuk pati garë, sepse kompania tjetër, që ishte e njëjta, Vëllezërit Hysa quhej, që u fut në të treja lotet, nuk dha ofertë. Pra, përdorën një kompani fantazëm, që gara të fitohej me çmimin maksimal. 40 milionë euro. Pyetja është kjo: Sot shtypi e ka bërë transparencën dhe dua të përgëzoj ato organe shtypi që e kanë bërë transparencën. 5 herë më shumë do të harxhohen për këto 2 kilometra, sesa ç’janë harxhuar në segmente të ngjashme të infrastrukturës shqiptare. Pra është një vjedhje e paprecedentë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test