Na ndiqni

Shqipëria

Ambasada e SHBA: Dhuna me bazë gjinore, pengesë për rritjen ekonomike të grave

Nga: ATSH Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Dhuna me bazë gjinore është një pengesë e madhe për fuqizimin dhe rritjen ekonomike të grave.

Kështu shkruan ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për këtë fenomen famëkeq, duke sjellë në vëmendje rastin e qendrës Agrirta Vizion e cila mbështet fuqizimin ekonomik dhe politikë të grave në zonën e Dibrës.

“Një vit më parë, me mbështetjen e programit të granteve të vogla të Komisionit për Demokracinë të Ambasadës Amerikane, Qendra Agritra Vizion ndërmori një nismë për të mbështetur fuqizimin ekonomik dhe politik të grave në zonën e Dibrës.

Nëpërmjet kësaj nisme, qendra Agritra Vizion, trajnoi më shumë se 100 gra nga zonat e thella të Dibrës mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve tradicionale të bujqësisë dhe zejtarisë, si dhe mbi pjesëmarrjen aktive në vendimmarrjen dhe politikën lokale” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Çdo vit, nga data 25 nëntor deri në 10 dhjetor, ne nderojmë 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. /ATSH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test