Na ndiqni

Shqipëria

Shqipëria e shpalli “non grata”, eurodepuetja nga Qipro: Greqia të bllokojë integrimin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:13
Eleni Theocharous

Pak kohë pasi Shqipëria e shpalli "non grata" për deklaratat e saj nga Bularati, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të paguaj një çmim të rëndë.

Në një interviste për mediat greke, ajo thekson se Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjitha grekëve kudo që ata jetojnë përfshirë këtu edhe ata të "Epirit të Veriut".

Për vrasjen e Kostandin Kaçifas, eurodeputetja qipriote thekon se grekët e "Epirit të Veriut jetojnë nën terror dhe shtypje.

"Katsifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje", shton ajo.

Ajo beson se në "Epirin e Veriut" bëhet spastrim etnik, ndërsa i kërkon qeverisë greke që të financojë shkollat, universitetet dhe spitalet.

"Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të Epirit të Veriut, të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të Epirit të Veriut. Të rinjtë të shkollohen  në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet", u shpreh ajo.

Ajo shprehet se pas vrasjes së Kaçifas, Greqia duhet të kishte pezulluar tashmë çdo proces integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test